Protesta/ Dedej: Do krijojmë një sindikatë, kërkesat e studentëve do dëgjohen! Yskollari: Mbështetemi nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Protesta/ Dedej: Do krijojmë një sindikatë, kërkesat e studentëve do dëgjohen! Yskollari: Mbështetemi nga ndërkombëtarët (VIDEO)

Paralelisht me revoltën në rrugë, lëvizja studentore po merr një shtrirje të re organizative me krijimin e një lëvizje studentore.

 

Studentja Livia Dedej, e ftuar në MCN, ka deklaruar se po hidhen hapat e parë për ngritjen e një unioni shtetëror dhe një sindikate të gjerë studentore, e cila do të shërbejë si zëri zyrtar i të rinjve përballë çdo vendimmarrjeje shtetërore në të ardhmen.

 

Sipas saj, ky grupim do të mbledhë dhe do të koordinojë kërkesat reale të studentëve nga e gjithë Shqipëria dhe jashtë vendit, duke garantuar që asnjë ligj apo reformë që prek arsimin të mos kalojë pa u konsultuar me këtë strukturë.

Ne kemi bërë një unionin shtetëror, jemi në hapat e mbledhjes së sa më shumë studentëve që të organizohemi dhe të dimë se çfarë kërkojnë realisht studentët. Ne duam që të dimë në vazhdim a do të ketë një sindikatë për studentët. Duhet që të mundohemi që të komunikojmë me njëri-tjetrin përsa i përket protestës dhe ditëve në vazhdim. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por nuk do të dorëzohemi.

 

 Kjo sindikata që do të bëhet do të ketë përfaqësues që çdo student nga Shqipëria dhe jashtë do të kenë zërin e vet dhe problemet e tyre do të dëgjohen. Në momentet që do të ketë ligjvënie të reja ose diçka që i prek studentët, institucionet përkatëse do t'i drejtohen këtij grupi.

 

Studenti Mateo Yskollari, ka deklaruar se ndërkombëtarët kanë shprehur qartë frymën e tyre pro kësaj kauze, duke kërkuar që Policia e Shtetit të distancohet menjëherë nga dhuna dhe përdorimi i forcës ndaj të rinjve në rrugë.

 

Rama ka përballë një popull që duke u mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, duke u mbështetur edhe nga organet e drejtësisë bëjnë një fuqi të madhe. Është e ditur që ndërkombëtarët kanë shprehur frymën e tyre pro kësaj kauze duke kërkuar që edhe policia të distancohet nga dhuna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy