Një dekadë pas Brexit, Britania e Madhe hedh sytë sërish nga Bashkimi Europian

Një dekadë pas Brexit, Britania e Madhe hedh sytë sërish nga Bashkimi Europian

Dhjetë vjet pas referendumit për Brexit-in, Mbretëria e Bashkuar po ndërmerr hapa për të forcuar marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

 

Kryeministri britanik Andy Burnham dhe drejtuesit e BE-së kanë arritur një paketë të re marrëveshjesh që synon lehtësimin e tregtisë, rritjen e bashkëpunimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.

 

Marrëveshja parashikon që deri në 100 mijë të rinj nga secila palë të kenë mundësi të jetojnë, studiojnë dhe punojnë në vendet përkatëse deri në tre vjet, si dhe heqjen e disa barrierave tregtare për produktet ushqimore.

 

Sipas CNN, Burnham e cilësoi marrëveshjen si historike, duke deklaruar se ajo i jep fund një dekade përçarjeje dhe përfaqëson një fitore për Britaninë dhe Evropën.

 

Kryeministri ka shprehur dëshirën që Britania të ribashkohet me BE-në gjatë jetës së tij, por ka përjashtuar një mundësi të tillë gjatë këtij mandati parlamentar.

 

Ndërkohë, opozita konservatore dhe Nigel Farage kanë kundërshtuar afrimin me Brukselin, duke akuzuar qeverinë se po rihap një debat që ndau vendin.

 

Brexit-i vlerësohet se ka kufizuar rritjen ekonomike të Britanisë, me humbje të mundshme nga 2% deri në 8% të prodhimit ekonomik. Qeveria shpreson që marrëveshjet e reja t’i japin ekonomisë një shtysë dhe të lehtësojnë tregtinë me partnerin më të madh tregtar të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy