Prokuroria e Durrësit ka vendosur të shpallë moskompetencën, në lidhje me çështjen e rreth 700 mijë eurove të vjedhura në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.
Dosja do i kalojë Prokurorisë së Posaçme, SPAK, pas dyshimeve për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal.
Lidhur me këtë dosje arrestuan ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.
