Shpërthen në ecje automjeti në qendër të Gjirokastrës, plagosen dy persona

Shpërthen në ecje automjeti në qendër të Gjirokastrës, plagosen dy persona

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet ka shpërthyer në ecje e sipër. 

 

Incidenti ka ndodhur në bulevardin kryesor të lagjes “18 Shtatori”, përpara godinës së Gjykatës.

 

Pas shpërthimit, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka ndaluar pranë Drejtorisë së Policisë pasi është përplasur me një trafikndarëse.

 

 

Gjirokastër/Informacion paraprak

 

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

 

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Rigers Mela dhe Beqir Devolli, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy