U konfliktuan për motive të dobëta, 55-vjeçari godet me thikë 39-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori

U konfliktuan për motive të dobëta, 55-vjeçari godet me thikë 39-vjeçarin në Pogradec, arrestohet autori

Pas ngjarjes së regjistruar në fshatin Neviçisht të Korçës, një tjetër plagosje me mjet prerës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Pogradecit.

 

Sipas informacioneve nga policia, ngjarja është shënuar në lagjen nr. 4 të qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur 39-vjeçari me iniciale O. V. 

I dëmtuari ka marrë plagë në pjesën e qafës dhe në dorë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec bënë të mundur identifikimin e shpejtë dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit G. G., 55 vjeç.

 

Pogradec/Plagosi me mjet prerës një 39-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, menjëherë pas njoftimit për një konflikt të ndodhur në lagjen nr. 4, ku kishte mbetur i dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi O. V., 39 vjeç, pas një konflikti të çastit me shtetasin G. G., 55 vjeç, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi i shtetasit G. G., 55 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale "Vrasja me dashje", e mbetur në tentativë.

Shtetasi O. V. po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy