
Një incident tjetër i rendë rreth orës 01:15, ka alarmuar policinë e Tiranës.
Sipas uniformave blu, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse (dyshohet tritol).
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por nga shpërthimi janë dëmtuar dy automjete që ndodheshin të parkuara në oborr.



