
Në orët e fundit Real Madridit i është vështirësuar arritja e një objektivi.
Bëhet fjalë për Michael Olise i cili thuhet se është afër rinovimit të kontratës me Bayern Munchenin.
Presidenca e gjermanëve ka menduar zgjatjen deri në 2032-shin me francezin, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Vincent Kompany.
Interesi i ‘’ Galaktikëve ‘’ përbën gjithmonë rrezik për rivalët dhe sipas ‘ SkyAlemania ‘ kontrata e ishi-t të Crystal Palaces përfundon në 2029-tën.
Ecuria në këtë sezon reflektohet me 8 gola dhe 3 asiste në 7 sfida e cila evidenton se mbetet prioritet qëndrimi i 24 vjeçarit në ‘’ Allianz Arena ‘’.
Momentalisht Michael Olise përfiton rreth 14 milionë euro por me kontratën e re mund ti kalojë 25 milionë eurot.
Referuar kontributit ky hap i bërë është mëse i merituar dhe tek një ekip gjigand si ish rekordmenët e Bundesligës gjithmonë shpërblehet.
Flitet se klauzola për prishjen e kontratës që do të përcaktohet nga presidenti Herbert Hainer do ti arrijë 200 milionë eurot.
Sigurisht besohet se Michael Olise do të jetë pjesë e Bayern Munchenit edhe për shumë sezone, determinant në çdo sfidë, i sikletshëm për çdo rival.



