Atletico Madridi, gjen zëvëndësuesin e Julian Alvarez

Atletico Madridi, gjen zëvëndësuesin e Julian Alvarez

Dyshimet referuar qëndrimit të Julian Alvarezit tek Atletico Madridi vijojnë.

Për shumë kohë është diskutuar e ardhmja e argjentinasit në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, i pretenduar nga Barcelona. 

Në sajë të kësaj situate drejtori sportiv i kryeqytetasve Mateu Alemany ka nisur ti bëjë llogaritë. 

Nicolo Tresoldi është opsioni më i mundshëm, lojtar i cili ka avancuar në rradhët e Club Brugges. 

Italiani edhe në sezonin e dytë tek belgët po lë gjurmë, deri më tani me një kontribut prej 14 golash dhe 1 asisti në 16 sfida. 

Një statistikë e tillë nuk mund të anashkalohet në asnjë mënyrë i cili mund ta rigjejë vetveten tek çdo ekip elite në kontinentin e vjetër. 

Diego Simeone e mirëpret tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ golashënuesin 22 vjeçari, për të cilin pretendohen 80 milionë euro. 

Nicolo Tresoldi ka ditur të jetë përcaktues si në kampionat ashtu edhe në Champions League, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e 2029-tës. 

Me këto avantazhe i jep siguri të ashtuquajturit ‘’ El Cholo ‘’, ndër trainerët më jetëgjatë tek një klub. 

Në 2025-sën presidenca e Club Brugges shpenzoi 7.5 milionë euro duke e transferuar nga Hannover 96 dhe me arritjet e deritanishme e ka rritur në mënyrë të konsiderueshme vlerën e kartonit. 

Gjithashtu vlen të përmenden Arsenali dhe Barcelona, kandidatë potencialë si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë ekonomik për një ndër sulmuesit më të spikatur momentalisht në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy