Dinamika e protestave të fundit dhe lëvizjet strategjike brenda kampit opozitar kanë qenë në qendër të analizës së gazetarit Mariglen Kume. I ftuar në studion e MCN Live, Kume ka zbërthyer natyrën e tubimeve të para, duke i cilësuar ato si një reagim të pastër "antisistem" që fillimisht nuk kishte lidhje me partitë tradicionale.
Sipas gazetarit, fryma e revoltës qytetare ishte e qartë, pavarësisht nëse kishte apo jo nxitje nga faktorë të caktuar. Kume vuri në dukje se në ditët e para të organizimit, forcat e vjetra politike nuk ishin prezente në shesh.
U pa një protestë antisistem ato ditët e para, dhe aty nuk ishin të gjitha partitë politike prezente. Edhe Shehaj s'ka qenë në ditët e para, ka fituar terren më vonë."
A kanë qenë turma e nxitur nga ai? Edhe mund të bëhet fjalë që të ketë qenë, por kjo tregon se fryma ishte e nxitur të thërriste kundër klasës politike.
Kume sqaroi se debati kryesor i kryetrait të PD është përqendruar te listat e hapura, si dhe riktheu në vëmendje një qëndrim të hershëm të Partisë Demokratike për të tkurrur numrin e ulëseve në Parlament.
Debati që është bërë nga Berisha tani ka qenë për listën e hapur. Po ashtu, Berisha ka thënë që PD e ka pasur ide të hershme uljen e numrit të deputetëve.
