
27 persona janë vrarë dhe 26 të tjerë janë plagosur në dy sulme me armë, të ndodhura brenda pak orësh në Afrikën e Jugut.
Në Johannesburg, tetë persona të armatosur sulmuan një lokal mbrëmjen e së shtunës, duke vrarë 17 persona dhe plagosur 15 të tjerë. Autorët hapën zjarr jashtë dhe brenda lokalit, ndërsa para se të largoheshin u vunë flakën dy automjeteve.
Disa orë më vonë, 10 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën jashtë një lokali pranë Cape Town.
Ngjarjet vijnë vetëm pak ditë pasi 11 persona u vranë në Durban, kur persona të armatosur sulmuan një banesë në zonën KwaMakhutha.



