Fitorja e Demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Amerikanët duan politika që bashkojnë, jo që përçajnë

Fitorja e Demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Amerikanët duan politika që bashkojnë, jo që përçajnë

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar për herë të parë pas rezultateve të zgjedhjeve te mesmandatit në SHBA, duke vlerësuar fitoren e demokratëve dhe duke theksuar se qytetarët amerikanë kërkojnë një politikë që bashkon njerëzit, në vend që t’i përçajë.

 

Sipas mediave te huaja, Obama u shpreh se rezultati i zgjedhjeve përcjell një mesazh të qartë për drejtimin që duan amerikanët.

 

“Sonte, populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë: ata duan një politikë që bashkon njerëzit dhe jo që i përçan, si dhe liderë që ofrojnë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen”, shkroi Obama.

 

Ish-presidenti vlerësoi gjithashtu kandidatët demokratë, të cilët sipas tij arritën të fitojnë mbështetje në zona të ndryshme të vendit, përfshirë edhe bastione që më parë konsideroheshin të vështira për t’u fituar.

 

Ai theksoi se kandidatët vinin nga prejardhje dhe këndvështrime të ndryshme politike, por i bashkonin vlerat e përbashkëta, përkushtimi ndaj shërbimit publik dhe angazhimi për të vendosur në plan të parë interesat e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy