Chris Rock: Varësia ndaj pornografisë dhe tradhtitë sollën shkatërrimin e martesës

Chris Rock: Varësia ndaj pornografisë dhe tradhtitë sollën shkatërrimin e martesës

Aktori dhe komediani amerikan Chris Rock ka folur hapur për gabimet që sipas tij çuan në fundin e martesës me Malaak Compton-Rock, duke pranuar se varësia ndaj pornografisë dhe tradhtitë luajtën një rol të rëndësishëm në ndarjen e tyre.

 

“Nuk isha një bashkëshort i mirë. Shikoja shumë pornografi. Nuk e bëj më këtë dhe nuk kam parë pornografi prej pesë apo gjashtë vitesh”, u shpreh Rock në një intervistë për revistën GQ, në kuadër të profilit të saj “Burrat e Vitit”, të publikuar të martën.

 

Në moshën 61-vjeçare, komediani foli pa rezerva edhe për sjelljen e tij gjatë martesës, duke pranuar se nuk kishte qenë një partner i vëmendshëm, nuk e kishte trajtuar siç duhej bashkëshorten dhe e kishte tradhtuar me tri gra të ndryshme.

 

“Nuk është diçka për të cilën jam krenar, por është diçka me të cilën më është dashur të përballem”, tha ai.

 

Rock i krahasoi gabimet e tij me rrugëtimin e një personazhi të Universit Marvel, i cili fillimisht teston kufijtë e fuqive të veta, përpara se të kuptojë se nuk është i gjithëfuqishëm.

 

“Testova fuqitë e mia. Por kuptova se nuk isha Zot dhe asgjëkundi pranë tij. Kështu që u përula shumë, ashtu siç duhej të kisha bërë që në fillim”, shpjegoi ai.

 

Chris Rock dhe Malaak Compton-Rock u martuan në vitin 1996 dhe nga martesa e tyre erdhën në jetë dy vajza, Lola, 24 vjeçe, dhe Zahra, 22 vjeçe. Çifti njoftoi ndarjen në vitin 2014, pas afro 18 vitesh martesë, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy