Moti i keq paralizon Pukën, prej disa orësh pa energji elektrike, rrugët rurale të bllokuara

Moti i keq paralizon Pukën, prej disa orësh pa energji elektrike, rrugët rurale të bllokuara

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar një situatë alarmante në Bashkinë e Pukës, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës.

 

Sipas informacioneve nga terreni, e gjithë zona ndodhet prej disa orësh pa furnizim me energji elektrike, për shkak të defekteve të shumta të shkaktuara në linjat e transmetimit.

 

Njëkohësisht, reshjet e dendura kanë sjellë rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh, duke bllokuar disa akse rrugore rurale dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. 

 

Banorët dhe strukturat vendore raportojnë se situata paraqitet problematike, ndërsa pritet ndërhyrja e grupeve të punës për hapjen e rrugëve dhe riparimin e avarive në rrjetin elektrik.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy