
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot, Sistemin Unik të Gjobave, përmes të cilit çdo kundërvajtje do të mund të paguhet dhe ankimohet online. Paralelisht me digjitalizimin e gjobave, kryeministri njoftoi se së shpejti do të nisë pajisja e punonjësve të Policisë dhe inspektorëve të terrenit me kamera trupi për të shmangur abuzimet.
