
Pas tratativave të Real Madridit për të transferuar Michael Olisen drejtuesit e Bayern Muchenit kanë reaguar menjëherë.
Bavarezët kanë avancuar në lidhje me rinovimin me francezin i cili konsiderohet i domosdoshëm për skemat e Vincent Kompany-s.
Kontrata i përfundon në 2029-tën por është menduar zgjatja deri në 2032-shin, shoqëruar me një përfitim prej 25 milionë eurosh në sezon.
Tek ish rekordmenët e Bundesligës gjithmonë tentohet qëndrimi i peshave të rënda në ‘’ Allianz Arena ‘’ për të mos i prishur ekuilibrat e krijuar.
Sipas ‘ Sport Bild ‘ paga e tij do të jetë e përafërt me atë të Harry Kanes dhe Jamal Musialas të cilët gjithashtu kanë kontribuar tek gjigandët e Gjermanisë dhe më gjerë.
Për më tepër sipas parashikimeve do të përcaktohet edhe klauzola për prishjen e kontratës, afërsisht 200 milionë euro në sezon.
Natyrisht do të shërbejë si një barrierë për ti larguar pretendentët i cili deri më tani numëron 8 gola dhe 3 asiste në 7 sfida.
Ky hap i bërë do të ndryshojë krejtësisht historinë duke e kthyer në favor të Bayern Munchenit dhe tashmë mbetet vetëm firma e ishi-t të Crystal Palaces në kontratë.



