Dhuna digjitale/ Pulaha: Fëmijët po rriten në një mjedis shumë toksik. Aliaj: Nga presioni online, vajza e gra i japin fund jetës

Dhuna digjitale/ Pulaha: Fëmijët po rriten në një mjedis shumë toksik. Aliaj: Nga presioni online, vajza e gra i japin fund jetës

Klaudio Pulaha nga linja kombëtare për fëmijë ALO 116 ngre shqetësimin e dhunës digjitale me të cilët po përballen të rinjtë.

 

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se fëmijët dhe adoleshentët po rriten në një mjedis shumë toksik.

 

Avokatja Iris Aliaj u shpreh se shumë gra dhe vajza vrasin veten për shkak të presionit dhe dhunës që bëhet online.

 

Pulaha

Janë kërcënime, gjuhë urrejtje që na vijnë në denoncim. Fëmijët dhe adoleshentët janë duke u rritur në një mjedis shumë toksik, nuk arrijnë të zgjidhin një problem në mënyrën më të mirë të ndryshme. Këto konflikte po zgjidhen me konfrontomë fizike, por jo vetëm. 

 

Këtu nëse nuk e përdor në mënyrë të sigurtë internetin dhe rrjetet sociale, aty ka shumë grabitqarë seksual. Kemi shumë denoncime për shpërndarje të papërshtatshme me natyrë seksuale, fëmijë, adoleshentë dhe jo vetëm. Hapen adresa false të cilat kanë si fokus bullizmin, shantazhin, modifikimin e fotove, vjedhjen e profileve etj. 

 

Në rrjetet sociale janë shumë persona që hapin adresat falso me një qëllim të caktuar, për të përndjekur, fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët, për t’i shantazhuar, apo denigruar, me qëllimin e vetëm që të ndihen në gjendje jo të mirë emocionale.

 

Aliaj

1 në 4 gra në vitin 2024 kanë shpjeguar se janë viktima të dhunës digjitale, bazuar në një studim të bërë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Shumë gra dhe vajza vrasin veten për shkak të presionit dhe dhunës që bëhet online. 

 

Çdo person që përballet me gjuhë urrejtje ka të drejtë të kërkojë mbrojtje. Keqpërdorimi i imazheve të dërguara është një tjetër problem. Sepse hasen diskutime të shumta për persona që kanë Instagram, TikTok dhe ndajnë imazhe të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy