Transferimi i Veliajt/ Muçi: Ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë, abuzim politik! Havari: S'ka asnjë privilegj nga të tjerët (VIDEO)

Transferimi i Veliajt/ Muçi: Ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë, abuzim politik! Havari: S'ka asnjë privilegj nga të tjerët (VIDEO)

Transferimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt, nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit, ka nxitur debate të forta në vend. 

 

Në një lidhje skype për MCN, ish-prokurori dhe avokati i njohur Besnik Muçi e cilësuar reagimin e Ministrisë së Drejtësisë si një ndërhyrje me prapavijë politike.

 

Transferimi bëhet kur prokurori ka interes, kërkon që një person i caktuar të mbetet në një burg të caktuar. Ndërhyrja e Ministrisë së Drejtësisë është abuzim politik. 

 

Sipas Muçit, lëvizjet dhe transferimet e të paraburgosurve apo të dënuarve janë një praktikë tërësisht normale brenda sistemit të drejtësisë.

 

Transferimet janë një gjë normale. Edhe interesimi i politikanëve për Veliajn është qokë personale.

 

Ndërkohë, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, ka shpjeguar mekanizmin se si funksionojnë transferimet e të burgosurve .

 

Ka raste që transferimet bëhen befas, por kur janë elementë të krimit të organizuar janë bërë në mënyrë konspirative për mos t'i dhënë informacione askujt kur bëhej transferimi. Veliaj është thjesht një i arrestuar i akuzuar, nuk ka marrë vendim të formës së prerë, por ai s'ka asnjë privilegj nga të burgosurit e tjerë. 

 

Ai është një person që ka abuzuar me detyrën. Flitet se nëna e tij ka shkuar me mjet të shtrenjtë për ta takuar, pra ky luks vazhdon edhe pse është i arrestuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy