Kume: PS dhe PD nuk kanë interes të ndryshojë Kodi Zgjedhor. Komisionet duhet të përbëhen nga specialistë

Kume: PS dhe PD nuk kanë interes të ndryshojë Kodi Zgjedhor. Komisionet duhet të përbëhen nga specialistë

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ndan bindjen se Partia Socialiste dhe ajo demokratike nuk kanë interes që të ndryshohet Kodi Zgjedhor.

 

Ai tha për “MCN Live” se janë ndërkombëtarët ata që kërkojnë ndryshime, por dhe opozita te pjesa ku preket.

 

Kume sugjeron që komisionet zgjedhore të përbëhen nga specialistë të licencuar dhe jo nga anëtarë të partive politike.

 

Faktori ndërkombëtar dhe protestat mund të jenë nxitëse për të bërë ndryshime. Si Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk kanë interes elektoral për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Por nga njëra anë janë ndërkombëtarët që kërkojnë ndryshime, por dhe opozita, atje ku i dhemb më shumë, që të shkëputet pushteti nga zgjedhjet.

 

Deklaratat e mazhorancës nuk janë një zgjidhje e pranueshme. Hapja 100% e listave mundëson që qytetari të jetë shumë më i përfaqësuar dhe të ngrejë probleme atje ku i dhemb. 

 

Ndërkohë Partia Socialiste nuk është dakord për lista të hapura parlamentare. Komisionet duhet të përbëhen nga specialistë dhe jo nga anëtarë të partive politike, qytetarë të licencuar si mjekë, mësues apo juristë. 

 

Të hiqet dorë nga të qenit komisionerë nëpunësit civilë. Kjo detyrë t’iu ngarkohet qytetarëve të cilët ushtrojnë profesione të licencuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy