
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga shpërthimi i djeshëm në lagjen “Beqir Dardha”, në Elbasan. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibra u gjet në rrënoja pas 17 orësh kërkime. Për shkak të dëmeve të mëdha në strukturën e ndërtesës, ekspertët e Institutit të Ndërtimit e kanë shpallur atë të pabanueshëm, ndërkohë që bashkia ka marrë masat për strehimin e përkohshëm të banorëve.



