Gjashtë fëmijë, të cilët dyshohet se janë paraqitur me simptoma helmimi, kanë marrë ndihmë mjekësore në Korçë, pas ushqimit që kanë marrë në të njëjtin kopsht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset: E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë; M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.
Sipas Policisë, mjekja nuk ka njoftuar autoritetet për paraqitjen e fëmijëve me simptoma helmimi. Ndërsa drejtoresha dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional për kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.



