Protesta, kongresmeni amerikan: Populli shqiptar meriton liri, qeveria të përmbahet nga çdo formë dhune

Protesta, kongresmeni amerikan: Populli shqiptar meriton liri, qeveria të përmbahet nga çdo formë dhune

Kongresmeni amerikan, republikani Joe Wilson reagon lidhur me protestën e cila prej pesë ditësh ka përfshirë Shqipërinë.

 

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ai shpreh shqetësim për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri.

 

Ai thotë se populli shqiptar meriton liri dhe shtet të së drejtës, ndaj kërkon që qeveria të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve.

 

Po ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. 

 

Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy