
Marrëveshja e nënshkruar me Izraelin për bashkëpunim ne fushën e bujqësisë nuk parashikon dërgimin e punonjësve sezonalë. Kështu sqaron ministria e bujqësisë në një përgjigje për MCN, ndryshe nga sa deklaron ministria e bujqësisë e Izraelit. Sipas qeverisë shqiptare, marrëveshja e nënshkruar në qershor me Izraelin parashikon vetëm bashkëpunim në fushën e teknologjisë bujqësore.
