
Një komisar garde dhe dy ushtarake janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën me armë zjarri pa leje, teksa lëviznin me një audi të blinduar. Asnjëri nga të arrestuarit nuk ka pranuar se kujt i përket arma e gjetur, por makina e blinduar mësohet se eshte e Ilir Shytit, djalit te Roland Shytit, pjesë e dosjes së bujshme Hakmarrja për drejtësi.
