Vendi ynë edhe këtë të hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente prej orëve të mesditës të herëpashershme me intensitet të ulët fillimisht në zonën e jugut e gradualisht të shtrihen në pjesën tjetër të territorit.
Në zonën e jugut e pjesërisht në qendër reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 20 °C
në vendet e ulëta: 10 / 21 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C



