
Në kohët e fundit tek Barcelona po bëhen përpjekjet maksimale për të gjetur një sulmues cilësor.
Deco po punon intensivisht për t’ia garantuar këtë objektiv trainerit Hansi Flick i cili po e ndjek me kujdes Gustavo Varelan.
Portugezi po bën shumë mirë në rradhët e Monzas dhe referuar sezonit aktual ka kontribuar me 13 gola në 12 sfida.
Në eksperiencën e parë në Serinë A luzitani po fiton pikë të vlefshme, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt, ndoshta në merkaton e dimrit.
Sipas Fabrizio Romanos krerët e Monzas kanë paracaktuar 30-35 milionë euro për ishi-n e Benfikës, mjaft cilësor në metrat e fundit dhe konsiderohet i duhuri për mënyrën se si luajnë ‘’ Los Cules ‘’.
Në të shkuarën presidenca e italianëve investoi rreth 2 milionë euro për shërbimet e lojtarit nga Lisbona, kontrata e të cilit përfundon në 30 qershorin e 2030-tës.
Gjithashtu ‘’ Shqiponjat ‘’ në rastin e shitjes së Gustavo Varelas do të arkëtojnë 20 % e marrëveshjes i cili i ka bërë shkëqyeshëm detyrat e përcaktuara nga traineri Luis Araujo.
