Studentët krijojnë Lëvizjen Kombëtare, Biberaj: Totalisht e pavarur dhe apolitike

Studentët krijojnë Lëvizjen Kombëtare, Biberaj: Totalisht e pavarur dhe apolitike

Protesta studentore po hyn në një fazë të re organizimi, me krijimin e një lëvizjeje kombëtare dhe zgjedhjen e përfaqësuesve të saj. 

 

Lidhur me këtë zhvillim, në "MCN Live", ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, u shpreh se kjo iniciativë është e pastër dhe totalisht e pavarur nga opozita, duke shtuar se të rinjtë po luftojnë për jetën dhe të ardhmen e tyre.

 

Ai vlerësoi faktin se studentët i kanë rezistuar ndërhyrjeve politike dhe nuk po bien pre e gabimeve të së shkuarës, duke bërë një krahasim me lëvizjen studentore të vitit 1990.

 

Kanë protestuar për muaj, duke nisur me atë të flamingove, e mbështetur edhe nga profesorët, dhe studentët kanë vendosur për krijimin e një lëvizjeje me idenë për të realizuar objektivat dhe qëllimet kryesore për të cilat filloi dhe kjo protestë. Është totalisht e pavarur kjo dhe në momentin që studentët u kthyen në universitete e di mentalitetin dhe psikologjinë e tyre, kanë qenë të bindur për ta zhvilluar këtë lëvizje në aspektin organizativ aktualisht dhe pse jo më vonë edhe juridik. Kjo lëvizje është totalisht e pavarur nga opozita. Gjëja më e bukur e kësaj lëvizjeje është se është apolitike. Patjetër mund të ketë pasur duar të zgjatura për ta marrë drejtimin e lëvizjes, për ta privatizuar apo prishur si lëvizje, por që s'ja kanë arritur. Këta kanë bërë gjënë e mrekullueshme. Në dhjetor të ’90-ës ne bëmë një gabim që e hapëm PD-në, por morëm elitën e komunizmit dhe ky ishte një dështim, ndërsa këta s'po e bëjnë këtë. Çdo person që do të futet të flasë për lëvizjen e tyre do të jetë i filtruar. Ata nuk preferojnë as partitë e vjetra dhe as ato të rejat që kopjojnë modelin e partive të vjetra. Kjo është një lëvizje e pastër studentore, nuk ka përfshirje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy