Drejtori i qendrës për trashëgiminë kulturore shqiptare “Trakult”, Rigert Çako, thotë se gjendja aktuale e monumenteve të kulturës i ka të dy anët e medaljes, si të mirat dhe të këqijat.
Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se në raportin e “Trakult” përfshihen 30 monumentet e monitoruara janë monumente të kategorisë së parë dhe të dytë.
Ai ngriti shqetësimin se nga monumentet e monitoruara, dy prej tyre ekzistojnë vetëm në letër.
Në fillim menduan se 30 monumente ishin pak, por në fakt ishin shumë se është bërë shumë punë dhe në terrene të vështira.
U desh më shumë se tre muaj e gjysmë punë, punë kërkimore dhe në arkiva.
Nga 30 monumente që monitoruam, dy prej tyre nuk ekzistojnë fare, flasim për monumente të kategorisë së parë, ekzistojnë në letër, por jo në fakt.
Çako përmendi se kalaja e Pogradecit është një monument që njihet shumë pak.
