Meksi: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni flisnin për të ndëshkuar njerëz të caktuar (VIDEO)

Meksi: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni flisnin për të ndëshkuar njerëz të caktuar (VIDEO)

Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, teksa ka komentuar dosjen AKSHI, u shpreh se mes Ergys Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, kishte një koordinim të hapur me synime të qarta goditjeje ndaj personave që guxonin t'u dilnin kundër interesave të tyre.

 

I ftuar në MCN LIVE, ai tha se kontaktet e biznesmenit të arrestuar shtriheshin në sferat më të larta politike dhe ekzekutive.

 

Sipas tij, njerëz pranë grupimit të interesit të Agasit, po bëjnë gjithçka për të bërë pis SPAK.

 

Njerëz pranë tij që kanë interesa, ata biznesmenë që kanë vjedhur tek AKSHI, të gjithë këta po bëjnë çdo gjë sot për të bërë pis edhe SPAK-un. Agasi është aty ku është falë SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit. Mund të kenë qenë edhe njerëz të tjerë, prokurorë të rrethit të Elbasanit. Ai ka pasur kontakte me ministra e deputetë, prandaj do punë dhe do kohë. Ky shantazh që iu bëhet prokurorëve të SPAK-ut bëhet që të mos kenë angazhimin e duhur që të bëjnë punën si duhet. Agasi dhe Hyseni flisnin për të ndëshkuar njerëz të caktuar.

 

Meksi tha, se e gjithë historia e Agasit është e bazuar mbi shantazhin dhe mbledhjen e të dhënave sekrete për të kontrolluar shtetin dhe drejtësinë.

 

Ka pasur kamera në zyrë rreth 5 vite. Është e qartë se e ka bërë. Se çfarë ka në ato pamje dhe sa pamje disponon SPAK dhe sa elemente ka në to, ngelet për t'u parë. Në vargun e gjatë të personave që Agasi ka bërë pis, e tërë historia e Agasit është e bazuar në shantazh dhe përdorimi i pamjeve filmike, edhe të dhënave kompjuterike, për të shantazhuar palët në shtet dhe në pushtet.

 

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV nënvizoi se përhapja e thashethemeve dhe trajtimi i çdo emri të mundshëm nga mediat po dëmton rëndë procesin dhe po përdoret si vegël e transformimit të së vërtetës për të intimiduar njerëzit e sistemit të drejtësisë:

 

Pritet çdo gjë e mundshme nga Agasi duke qenë se në themel kanë pasur shantazhin, ata kanë bërë çdo gjë. Janë folur disa herë, ka qenë Maksim Haxhia, avokati i Agasit, nëse ka të tillë pse nuk i nxjerrin? Portale të tjera kanë trajtuar këtë temë, nëse kanë pamje pse nuk i nxjerr avokati? Ai po shantazhon. 

 

Ti nxjerrë videot e prokurorëve nëse i ka. Gabimi më i madh që mediat bëjnë është se marrin dhe trajtojnë çdo emër të mundshëm, është gabim që ne të përfshijmë çdo emër, sepse ajo merret dhe transformohet. Ne duhet që të bëjmë çdo gjë që këto thashetheme të heshten ose të trajtohen më qartë që të mos përfshijmë çdo person të gjykatës dhe SPAK-ut në këtë histori të bërjes shantazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy