Manchester United, interes për Mauricio Pochettinon

Manchester United, interes për Mauricio Pochettinon

Situata jo e mirë e Manchester United në këtë fillim sezoni e ka vënë seriozisht në dyshim qëndrimin e Michael Carrick. 

Reagimi i drejtuesve ka qenë i menjëhershëm pasi ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ pretendojnë rikthimin në ekipin e dikurshëm.

 Mauricio Pochettino është shëndërruar në objektivin e krerëve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues, njohës shumë i mirë i tyre. 

Lajmi është raportuar nga ‘ESPN ‘, i cili gjatë karrierës ka drejtuar ekipe të rëndësishëm duke filluar nga Paris St Germain, Chelsea, Tottenham Hotspuri dhe tanimë kombëtaren e Amerikës. 

54 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për të drejtuar Manchester United, aty ku presioni është shumë i madh dhe uria për sukses gjithashtu. 

Mbetja në prapavijë në lidhje me titujt prej vitesh tashmë thekson qartazi se duhet të bëhen disa ndryshime por lista nuk mbaron me kaq sepse përbëhet edhe nga të tjerë emra si: Eddie Howe, Kieran McKenna dhe Julian Nagelsmann.

 Ndeshja e rradhës do të jetë mjaft përcaktuese, konkretisht me 22 nëntor kundër Liverpoolit në ‘’ Anfield Road ‘’ e cila mund ti vërë pikën eksperiencës së 45 vjeçarit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy