Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para të dëborës për këtë sezon dimëror në zonën malore të Steblevës, në Librazhd.
Reshjet kanë nisur gjatë orëve të pasdites dhe kanë vijuar edhe në mbrëmje, duke mbuluar me petkun e bardhë të gjithë zonën.
Deri më tani nuk raportohen bllokime të rrugëve apo problematika në furnizimin me shërbime bazë, por autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar për shoferët për shkak të rënies së temperaturave dhe mundësisë së ngricave.
Peizazhi i parë dimëror pritet të rrisë ndjeshëm interesin e vizitorëve gjatë ditëve në vijim, duke gjallëruar bizneset lokale dhe njësitë e agroturizmit në këtë zonë.
