Shpërthimi me një viktimë në Gjirokastër, hetimet përqendrohen edhe te 26-vjeçari që mbijetoi, djali i ish-prokurorit

Shpërthimi me një viktimë në Gjirokastër, hetimet përqendrohen edhe te 26-vjeçari që mbijetoi, djali i ish-prokurorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në Gjirokastër, ku një person humbi jetën.

 

Një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor lidhet me 26-vjeçarin Erigers Mela, i cili arriti t’i mbijetonte shpërthimit.

 

Sipas të dhënave paraprake, i riu rezulton të jetë djali i një ish-prokurori të Gjirokastrës, ndërsa nëna e tij aktualisht punon si sekretare pranë Prokurorisë. Burime bëjnë me dije se hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me ndonjë hakmarrje të mundshme për shkak të çështjeve të trajtuara në të kaluarën. Paralelisht, po verifikohet edhe pista e konflikteve të mundshme personale.

 

Hetimet janë intensifikuar për të zbardhur rrethanat dhe motivin e shpërthimit, ndërsa pritet të merret edhe dëshmia e 26-vjeçarit Erigers Mela, e cila mund të ndihmojë në sqarimin e dinamikës së ngjarjes.

 

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një sasi prej rreth 300 gramësh lëndë plasëse TNT.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy