Kërcënoi babain e gazetares pas konfliktit me deputetin në Korçë, procedohet 30-vjeçari në Maliq

Kërcënoi babain e gazetares pas konfliktit me deputetin në Korçë, procedohet 30-vjeçari në Maliq

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 30-vjeçari, i cili akuzohet se ka kanosur babain e një gazetareje. Procedimi ndaj shtetasit A. K., banues në Maliq, nisi menjëherë pas kallëzimit të bërë në polici nga i dëmtuari, shtetasi R. R., 69 vjeç.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 30-vjeçari ka përdorur rrjetet sociale për të dërguar mesazhe kërcënuese në drejtim të 69-vjeçarit, i cili është babai i gazetares I. R.

 

Vetëm një ditë më parë në Korçë, gazetarja I. R., gjatë ushtrimit të profesionit të saj, u përfshi në një konflikt verbal me një deputet në përfundim të një aktiviteti elektoral. Ky sherr duket se është bërë shkak që 30-vjeçari të hakmerrej duke kërcënuar familjarin e gazetares.

 

Materialet procedurale për këtë ngjarje i janë referuar tashmë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy