Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer pranë selisë së Guvernatorit të departamentit Meta. Nga atentati kanë mbetur të plagosur të paktën 20 persona, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Sipas mediave te huaja, ngjarja ndodhi rreth orës 21:30 të së hënës, pranë sheshit Los Libertadores, në qendër të qytetit. Fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe sa shkatërroi fasadat e ndërtesave, theu xhamat, dëmtoi automjetet dhe la pas një numër të madh rrënojash.
Vala goditëse përfshiu një rreze prej rreth 500 metrash. Një restorant në zonë u shkatërrua plotësisht, ndërsa dy biznese dhe disa automjete pësuan dëme të rënda.
Të plagosurit u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalet e qytetit. Sipas raportimeve fillestare, shumica e tyre ishin punonjës të sigurisë pranë godinës së administratës rajonale.
Presidenti i Kolumbisë, Abelardo de la Espriella, konfirmoi atentatin përmes një regimi në rrjetet sociale, duke dënuar sulmin dhe duke premtuar ndëshkimin e autorëve.
