
Situata është tensionuar jashtë gjatë orëve të fundit përpara Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë duke përdorur dy autobotë me ujë me presion për të shpërndarë studentët dhe qytetarët që po protestojnë.
Në përgjigje të menjëhershme të ujit me presion të përdorur nga uniformat blu, një pjesë e protestuesve kanë filluar të qëllojnë me gurë dhe sende të forta në drejtim të mjeteve të rënda (autobotëve) të policisë.
Pavarësisht forcës së përdorur nga efektivët dhe presionit të ujit, studentët dhe protestuesit e rinj kanë treguar vendosmëri duke mos u tërhequr nga perimetri i institucionit.



