Gjatë raportimit në kuvend, ministri i bujqësisë Andis Salla foli për kontrollet e produkteve ushqimore dhe ato të bulmetit dhe pranoi se kjo problematikë pritet të marr zgjidhje nga janari i vitit që vjen. Salla tha se po punohet për ngritjen e një laboratori në kryeqytet ndërsa çdo produkt nga janari do të shitet me etiketë, përfshi edhe qumështin që shitet në treg.



