Shpërthimi i një makine me lëndë plasëse në Gjirokastër i mori jetën 46 vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa 26 vjeçari që ndodhej me të në automjet Erigers Mela ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshimet e policisë e lidhin ngjarjen me trafikun e drogës. Shpërthimi ndodhi përballë godinës së policisë.



