Kërcënime për bomba u shënuan në rreth 450 shkolla në të gjithë Gjermaninë të hënën në mëngjes.
Mesazhet kërcënuese u dërguan me email dhe kishin të njëjtin subjekt, “Vdekja ju pret”.
Policia në Freiburg konfirmoi në një deklaratë se kishte marrë raportime për kërcënime me bomba në shkolla të ndryshme dhe shtoi se një hetim ishte duke u zhvilluar për të identifikuar dërguesin e mesazheve kërcënuese, raportoi gazeta Bild.
Sipas policisë, emailet e dërguara në shkolla përmbanin të gjitha të njëjtat formulime.
Policia në Turingi po i heton incidentet si shkelje të qetësisë publike përmes kërcënimeve për akte kriminale. Aktualisht, hetuesit nuk i konsiderojnë kërcënimet me bomba të besueshme.
