
Kyetari i bashkisë së tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur akuza të rënda publike nga burgu i Fierit, duke pretenduar se transferimi i tij u bë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama dhe se është shantazhuar nga Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Lidhur me këtë zhvillim, analisti Frrok Çupi, në "MCN live" i ka cilësuar deklaratat e Veliajt si një "fantazi kriminale" që nuk duhet marrë seriozisht, duke shkuar deri aty sa të vërë në dyshim shëndetin e tij mendor.
Veliaj është në burg. Po të ishte, po të ishte i lirë, mund të besohet. Një njeri i burgosur nuk merret seriozisht, as edhe është mëkat ta marrësh seriozisht, ja rëndon mëkatin. Domethënë je njeri i keq po ta gjykosh seriozisht një njeri në burg. Psikozë tjetër, është hall tjetër, është gjë e madhe. Nuk, nuk gjykohet, nuk merret fare parasysh. Ai është, ai është njësoj si, ai është më i lirë sesa një deputet në kuptimin e fjalës. Ai mund të thotë ç't'i dojë qejfi. Domethënë vetëm një njeri i mençur, shumë i mençur, nuk flet në burg.
Po Veliaj tha që këto janë të vërteta. Po nuk provon asgjë. S'i ka çuar . Unë e shikoj një tentativë twkëtyre mbrojtjes së Veliajt. Thotë Veliaj, i cili paguan mbrojtjen, avokati thotë çfarë të mund të gjejë te ligji që të mashtrojë.
Shiko, unë e shikoj si një tentativë të vërtetë, e shikoj si, s'po thashë negativisht për Erionin, po nuk e kam ditur kaq fantazist dhe e shikoj si tentativë të Erjonit për të ndërtuar një roman, për të ndërtuar një fantazi kriminale dhe është e tëra një fantazi.
Me siguri këto janë tamam për një roman. Mund, mund të jenë... Po shiko, ka disa arsye. Arsyeja që ju thashë është se brenda në qeli nuk është mirë, nuk është kollaj ta përballosh, qoftë edhe psikikisht.
Dhe ti dyshon që ai s'është mirë nga ana mentale...Me këto që... me këto që bën. Sigurisht që s'është. Po s'është, s'është, sepse edhe vetë ai e pranoi se s'është. Unë s'po them për spitalin, por që të thuash këto gjëra do të thotë o s'ke qenë kurrë mirë, o je bërë keq tani, sepse domethënë ti kesh qenë dhe një njeri publik me një... me një kërkesë para publikut që ma dëgjoni fjalën sepse unë them një gjë dhe të thuash gjëra të tilla, të shkruash gjëra të tilla dhe të mendosh se me këtë imponon dikë është si e pamundur.
Nëse vërtet është kështu, më ndjesë do të them, nëse vërtet është kështu, që ai s'është mirë nga ana mentale.



