Trump zbulon ilaçin të cilin e merr prej 35 vitesh: Kam nevojë për të

Trump zbulon ilaçin të cilin e merr prej 35 vitesh: Kam nevojë për të

Presidenti amerikan Donald Trump përsërit se ka marrë doza të larta aspirine për dekada të tëra, pavarësisht se mjekët e këshillojnë ta zvogëlojë atë. 

 

“E dua aspirinën dhe kam nevojë psikologjikisht për të”, deklaroi presidenti amerikan gjatë një aktiviteti më 3 tetor në Vandalia të Ohajos, duke shtuar se e ka bërë zakon prej 35 vitesh.

 

Trump kishte shpjeguar më parë se e merr ilaçin çdo ditë dhe preferon një dozë të lartë sepse dëshiron që gjaku të mbetet i holluar ndërsa kalon nëpër zemër. 

 

Trump tha se preferon aspirinën Bayer dhe merr atë që e quajti “aspirinën e madhe”. Ai shtoi se mjekët e kanë inkurajuar të marrë një tabletë me dozë më të ulët.

 

Ata duan që unë të zbres në 80. Unë marr 386. Nuk e di çfarë dreqin është. Është një përbindësh. Ata thanë: Zotëri, nuk keni nevojë për këtë! Unë iu thashë, “Më bëni një nder, kam qenë mirë për 35 vjet. Më lini rehat!”

 

Në një intervistë të mëparshme, ai pranoi se kishte marrë më shumë sesa i kishin rekomanduar mjekët, duke pretenduar se ishte i vetmi ilaç që përdoret për të ulur mpiksjen e gjakut dhe duke mohuar se ishte diagnostikuar më parë me sëmundje të zemrës.

 

Presidenti e kishte lidhur përdorimin e aspirinës edhe me mavijosjet në duar. 

 

Sipas raportimeve të mëparshme të medias, Trump merr 325 miligramë në ditë dhe pranoi se refuzoi të ulte dozën pavarësisht këshillave të mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy