Ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Sajmir Shehri, për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, thotë se lëvizja e tij është kompetencë ekskluzive e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se vizita e ministrit të Drejtësisë, është e ligjshme në çfarëdolloj ore.
Ekziston një rregull është një komunikatë e përditshme që i shkon dhe ministrit dhe pasqyron të gjithë lëvizjet që janë bërë. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve kur e gjykon të arsyeshme ka të drejtë të bëjë dhe lëvizjen konkrete.
Nuk kam dijeni dhe nuk kam një fakt se ka pasur ndërhyrje. Presidenti, Kryeministri, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Ministri i Drejtësisë dhe deputetët kanë të drejtë të futen në sistemin e burgjeve në çdo orë dhe në çdo moment të ditës.
Vizita e ministrit të Drejtësisë është e ligjshme, në çfarëdolloj ore.



