Propozimi për kalimin kompetencave të nëpunësit autorizues nga kryetarja te sekretari i Përgjithshëm u bë shkak për një debat të ashpër gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pasi refuzoi delegimin e kompetencave, sipas rregullores, kryetarja Mirela Bogdani braktisi mbledhjen së bashku me anëtarë të tjerë, ndërsa propozimi u miratua me 6 vota pro.
