
Me kalimin e sezoneve Jules Kounde e ka përforcuar idenë se mbetet një ndër më të mirët në prapavijë.
Ky fakt është shoqëruar në mënyrë të pandërprerë me interesin e Chelseat, ekip tejet i fuqishëm në aspektin ekonomik dhe cilësor në atë sportiv.
Me Xabi Alonson shumë gjëra kanë ndryshuar tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’, të mbështetur fuqimisht nga grupi BlueCo.
Malo Gusto nuk e ka ende të qartë nëse do të qëndrojë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ dhe ishi i Sevillas është i duhuri në optikën e numrit një të stolit.
Edhe pse interesi ka ardhur edhe nga ekipe në Arabinë Saudite 28 vjeçari preferon Europën, sigurisht në rradhët e një pretendenti për tituj.
Të qënit i qëndrueshëm në lojë e bën edhe më të preferuar Jules Kounden, pjesë e Barcelonës prej pesë sezonesh tashmë.
Lajmi është publikuar nga ‘ TEAMtalk ‘ dhe ishi i Bayer Leverkusenit beson se me të në skuadër prapavija do të jetë edhe më solide.
Sipas ‘ FootballTransfers ‘ drejtuesit e ‘’ Azulgranëve ‘’ janë shprehur të gatshëm për të dëgjuar oferta me qëllimin e përforcimit të arkave.
Duke qenë se bëhet fjalë për kryeqytetasit reagimi konsiderohet llogjik, shtuar edhe preferencën e anësorit për Premier Leaguen.
Merkatoja dimërore do ti vendosë pikat mbi i dhe nuk përjashtohet fakti se parizieni mund të largohet nga ‘’ Camp Nou ‘’.
