
Ambasadorja e BE-së në Tiranë Sofia Moreira De Sousa tha se BE mbetet e shqetësuar për korrupsionin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri, ndërsa Kryeministri Edi Rama vlerësoi progresraportin e KE dhe përsëriti ambicien për mbylljen e negociatave brenda vitit të ardhshëm. Ne konferencen e perbashket per mediat, Rama iu përgjigj pyetjeve për protestat dhe përplasjen me Veliajn.



