Prokuroria e Elbasanit ka vendosur sekuestrimin e mbetjeve industriale të kompanisë AlbChrome, në kuadër të hetimit penal për ndotje mjedisore që nisi pak ditë më parë.
Nisja e hetimeve në fund të tetorit e ka pezulluar aktivitetin e kompanisë, e cila ka tashmë detyrimin t’i ruajë mbetjet për t’i vënë në dispozicion të organit hetimor sa herë i kërkohet.



