Kryeministri Edi Rama konfirmoi se Samiti i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, por pa specifikuar kohën e saktë të tij.
Ai deklaroi nga Dublini ku ndodhet pjesë e Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian, se Shqipëria është caktuar si vendi pritës i samitit të ardhshëm të NATO-s.
Megjithatë kreu i qeverisë shtoi se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti.
Me siguri jo në vitin 2027 dhe, nëse do të ketë një samit në vitin 2028, ai do të mbahet në Tiranë.
Ato që po diskutohen për këtë çështje janë marrëzira.
