Protestat e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme kundër qeverisë kanë vijuar në disa qytete të vendit, me marshime, bojkot të mësimit dhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në Vlorë, policia ndërhyri brenda Universitetit “Ismail Qemali”, duke shoqëruar në komisariat gjashtë të rinj organizatorë të protestës. Ndërsa në Shkodër, Lezhë, Mirditë, Elbasan, Kurbin dhe Korçë, protestat u shoqëruan me prani të shtuar të forcave të policisë.



