Sulm me thikë në Londër/ Xhumshiti: Nuk është një akt terrorist, mund të shfrytëzohet për propagandë me ndikim rus (VIDEO)

Sulm me thikë në Londër/ Xhumshiti: Nuk është një akt terrorist, mund të shfrytëzohet për propagandë me ndikim rus (VIDEO)

Autoritetet britanike arrestuan dy persona të dyshuar për sulmin me thikë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Londër, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe zyrtarisht po ekzaminohet pistë e një akti terrorist.

Megjithatë, në një analizë për edicionin e lajmeve të MCN TV, gazetari nga Londra, Vudi Xhumshiti nga “Gunpowder Chronicles”, shprehu dyshime se ngjarja nuk paraqet domosdoshmërisht një akt terrorist tradicional. 

Sipas tij, mund të jetë një sulm i izoluar që më pas shfrytëzohet si material propagandues rus, një skenar që mund t’i shërbente interesave të një aktori të jashtëm për të nxitur narrativa destabilizuese.

Flitet për një akt dhune të izoluar. Dy britanik pa lidhje me rrjetet terroriste por në logjike sigurie. 

Kjo nuk mbyllet kaq shpejt, Rusia ka interesa te kthjellëta të kthej një lloj incidenti të tillë në anë propagandë sepse ke një operacion destabilizues në masa aktive të Rusisë që është aktive ne shtete të cilat ata i shohin që janë armiqësore. 

Qëllimi i tyre është që të krijohet përshtypja se Britania është e pasigurt dhe se emigracioni po e shkatërron vendin dhe se qeveria është e hutuar nga mbështetja për Ukrainën. 

Kjo është një prej metodologjive te masave aktive ruse që të destabilizoi vendin përmes narrativeve ose orkestrimit të zhvillimeve të tilla. 

Analisti vuri në dukje se mbyllja e transmetimeve të disa mediave të lidhura me qeverinë ruse në Britani në vitin 2022 nuk e parandalon përhapjen e narrativave përmes rrjeteve dhe se edhe një ngjarje e vetme dhune mund të shndërrohet në material të vlefshëm për operacione ndikimi.

Britania  e ka mbyllur “Rusia today” dhe Tv “sputnik” në viitn 2022, tani Kremlini, luna ëpr emes rrjeteve dhe përmes zmadhimit te transmetimit të një narracioni për të krijuar frikë në vend. 

Kështu që edhe nëse nuk është sulm i orkestruar është një material perfekt për një operacion të ndikimit rus.

 Kjo e ve çështjen e sigurisë ne një alarm të lartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy