Avokati Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Kushtet vijojnë të jenë denigruese, po na pengojnë ankimimin ligjor

Avokati Ndreca pas takimit me Veliajn në burgun e Fierit: Kushtet vijojnë të jenë denigruese, po na pengojnë ankimimin ligjor

Një ditë pas transferimit të tij të papritur në burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vijon të qëndrojë në kushte të vështira dhe në sektorin më të rëndë të këtij institucioni të ekzekutimit të vendimeve penale. 

 

Kështu është shprehur mbrojtësi i tij ligjor, avokati Plarent Ndreca, pas një takimi që ka zhvilluar me Veliajn mbrëmjen e sotme.

 

Sipas Ndrecës, klientit të tij po i shkelen të drejtat, megjithatë ai paraqitet më i qetë nga ana emocionale pas një takimi që ka pasur me anëtarët e familjes së tij.

 

Avokati Plarent Ndreca ka lëshuar akuza të forta ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, duke pretenduar se vonesa në njoftimin e argumentuar të transferimit është bërë me qëllim për të bllokuar betejën e tyre ligjore.

 

“U deshën plot 32 orë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të jepte një njoftim zyrtar. Ata kanë zgjedhur ta cilësojnë këtë procedurë si 'sekret hetimor', por ky qëndrim në fakt thjesht pengon procesin tonë të ankimimit në gjykatë. Reagimi i institucionit të burgjeve ende nuk është transparent dhe i qartë, ndaj ne do ta vijojmë me vendosmëri betejën tonë ligjore në çdo shkallë të drejtësisë”, pohoi Ndreca.

 

Ky bllokim institucional, sipas avokatit Ndreca, legjitimon plotësisht edhe lëvizjet e fundit politike brenda grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të cilët kanë kërkuar marrjen e përgjegjësive nga kreu i dikasterit të Drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy