Protestat/ Ambasadorja e BE-së: Dhuna nuk ka vend në botën demokratike, institucionet duhet të garantojnë dialogun

Protestat/ Ambasadorja e BE-së: Dhuna nuk ka vend në botën demokratike, institucionet duhet të garantojnë dialogun

Nga konferenca e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar edhe protestat në Shqipëri. 

 

Ajo u shpreh se ato u nxitën fillimisht nga çështjet mjedisore, por më pas u shoqëruan edhe me kërkesa më të gjera, si lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i qeverisjes.

 

Ambasadorja nënvizoi se pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut të mirëfilltë dhe se institucionet demokratike duhet të krijojnë hapësirën e nevojshme për këtë dialog.

 

Ishin çështjet mjedisore ato që nxitën protestat, që u shoqëruan me lëvizje më të gjera, luftë kundër korrupsionit, qeverisje më të mirë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, por në këtë jetë demokratike nuk ka vend dhuna. 

 

Çdo reagim dhune duhet të mbetet proporcional. Por e përsëris, dhuna nuk ka vend në jetën demokratike të vendit. Pakënaqësitë duhet të zgjidhen përmes dialogut. 

 

U takon institucioneve që të krijojnë kushtet për zhvillimin e dialogut demokratik. Dje Shqipëria mori progres-raportin, ku nuk mori kushte të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy