Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë Gjirokastrën gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne kanë shkaktuar problematika në disa zona të qytetit dhe rrethinat e tij.
Situata paraqitet problematike në aksin rrugor Gërhot–Granicë, ku prurjet e përroit të Çullos kanë nxjerrë në rrugë inerte dhe materiale të ndryshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë disa fshatra të Lunxhërisë dhe Libohovës kanë mbetur sërish pa energji elektrike. Intensiteti i lartë i reshjeve gjatë orëve të mbrëmjes ka rënduar situatën në zonat e prekura.
